📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Edi ramaa 3
Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj opozitës dhe kryesisht Partisë Demokratike. Ai u shpreh se ata nuk duan të kuptojnë zhvillimin ekonomik që ka arritur Shqipëria, ndërkohë që thumboi edhe kreun e PD Sali Berisha dhe deputeten Jorida Tabaku, të cilën e quajti “Zonja Vjedhje, duke pasur parasysh fjalimin e saj në nisje të seancës, ku Tabaku foli për vjedhjet e qeverisë dhe aferat. “Nuk mund t’u themi njerëzve prisni deri nesër për të ndjerë lehtësirat nga zhvillimi ekonomik. Këtu nuk flasim për garë statistikash, e kemi fituar çdo garë me këta të lodhurit këtu.
Ndryshe nga ç’falasin e pëllasin ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose nuk kuptojnë dhe kurrë mos kuptofshin, Kjo Shqipëri është një Shqipëri tjetër dhe ekonomia është më e fortë se kurrë, ndaj kemi besim se nesër ekonomia do të jetë nesër më e fortë, sepse nuk do të bazohet në një ekonomi të shkatërruar si ajo që trashëguam ne. Shitësat e qilimave fluturues mendojnë se qytetarët shkojnë pas iluzioneve. Ajo zonja vjedhje dhe ai që merr fjalën mes seancash dhe sheh në internet se çfarë pantallonash do të blejë, nuk e mbyllin dot hendekun siç e mbyllim ne”,
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights