Trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, ka treguar se është një mjeshtër i menaxhimit të talenteve dhe rritjes së tyre gjatë viteve të fundit.
Kjo nuk ishte një nga cilësitë që trajneri i larguar, Thomas Tuchel, e kishte një nga pikat më të forta.
Tuchel shpesh zgjidhte që të rinjtë t’i dërgonte në formë huazimi për t’u përmirësuar në klubet e tjera.
Vetëm këtë verë, Tuchel lejoi largimin e katër futbollistëve bw moshë të re.
Por Potter do të ketë ende shumë talente të akademisë në skuadrën e parë të Chelsea, përfshirë edhe Armando Brojën, që mund të përfitojë më shumë minuta në ëndrrën e tij për të qenë një ditë titullar në klubin e zemrës.
https://www.facebook.com/blueledED/