Policia e Shtetit ka vendosur 26 masa administrative për shtetasit që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të Policisë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Masat janë vendosur ndaj personave që, gjatë tubimit, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.
Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 000 lekë.
