📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 7 5 1024x682

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ndaj kryeqyteteve të njëra-tjetrës në orët e para të së enjtes (12 nëntor), një ditë pas përfundimit të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi dhe pak para mbërritjes së të dërguarve amerikanë në Moskë, ku do të takohen me presidentin rus, Vladimir Putin.

Negociatorët amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff mbërritën në kryeqytetin rus, ku u pritën në aeroport nga Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Putinit. Ky i fundit publikoi në rrjetin social X një fotografi nga takimi, duke shkruar: “Mirëpres Steve dhe Jared në Moskë”. Takimi i tyre me kreun e Kremlinit pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës.

Vizita vjen një ditë pas përfundimit të dy ditëve të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi. Palët ranë dakord në parim për një shkëmbim të të burgosurve, por ndërmjetësuesit amerikanë theksuan se mbeten ende mosmarrëveshje për çështjet kryesore, veçanërisht për territoret.

Ndërkohë, gjatë orëve të para të së enjtes, Rusia dhe Ukraina kanë vijuar sulmet ndaj njëra-tjetrës. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte goditur objektiva ushtarake dhe energjetike në Ukrainë, si dhe një depo municionesh në kryeqytetin Kiev.

Shpërthime u dëgjuan në Kiev, ndërsa autoritetet lokale në rajonin e Rivnes raportuan dëme në infrastrukturën energjetike dhe atë civile si pasojë e sulmeve.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, bëri të ditur se mbrojtja ajrore ruse kishte rrëzuar pesë dronë që po i afroheshin kryeqytetit. Dronë të tjerë u neutralizuan edhe në disa rajone të Rusisë, mes tyre Rostov dhe Tula, sipas autoriteteve lokale.

Pas takimit në Moskë, të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff pritet të udhëtojnë drejt Irlandës, ku do të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit do të marrë pjesë në një takim me liderët evropianë.

Kushner ka deklaruar më herët se partnerët evropianë duhet të jenë pjesë e tryezës së negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights