📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1nafta 696x440

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë, në mbështetje të vendimit për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 205 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 193 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal është përcaktuar në 164 lekë për litër me pakicë dhe 152 lekë për litër me shumicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës tërheqvëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights