📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rade Basta2 770x421

Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar në Beograd nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane”.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat serbe, Basta dyshohet se ka miratuar donacione pa bazë të justifikuar, duke shkaktuar një dëm financiar që mund të arrijë në dhjetëra miliona dinarë.

Sipas dyshimeve të hetuesve, fondet publike janë shpërndarë për disa klube sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi, pa ekzistuar arsye të ligjshme për këto financime.

Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Në aksion janë përfshirë edhe pjesëtarë të shërbimit kundër korrupsionit, të cilët po kryejnë kontrolle dhe bastisje në ambiente të ndryshme.

Në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me çështjen.

Kush është Rade Basta?

Rade Basta ka qenë ministër i Ekonomisë i Serbisë nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023. Ai u largua nga detyra pas përplasjeve politike, të lidhura edhe me qëndrimin e tij publik për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Pas largimit nga qeveria, Basta themeloi lëvizjen politike “Rruga Evropiane”.

Hetimet për abuzimet e dyshuara financiare në ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane” janë në vazhdim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights