📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Dbed8551 6654 4196 8c3b 931bedbd4f7a
Siguria nga zjarri nuk mund të garantohet vetëm përmes pajisjeve të fikjes, por kërkon një sistem të integruar masash që parandalojnë përhapjen e flakëve, mbrojnë strukturat dhe u japin njerëzve kohën e nevojshme për t’u evakuuar. Ky ishte një nga mesazhet kryesore në panelin e diskutimit të zhvilluar në kuadër të Panairit të 32-të Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku në qendër ishte rëndësia e teknologjive dhe zgjidhjeve bashkëkohore për mbrojtjen nga zjarri. Gjatë prezantimit u theksua se rreziku i zjarrit nuk mund të eliminohet plotësisht, por mund dhe duhet të menaxhohet përmes masave parandaluese dhe sistemeve të posaçme të sigurisë. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm luajnë dy kategori sistemesh: ato aktive dhe ato pasive, të cilat nuk zëvendësojnë njëra-tjetrën, por plotësojnë funksionet e tyre në faza të ndryshme të zhvillimit të zjarrit.
1ac91b5c 01f3 4185 9fa9 82994cda2993
Sistemet aktive përfshijnë detektorët e tymit dhe zjarrit, alarmet dhe pajisjet automatike të shuarjes, siç janë sprinklerat. Qëllimi i tyre është të identifikojnë sa më herët vatrën e zjarrit dhe të ndërhyjnë për të ndaluar përhapjen e tij. Ndërsa sistemet pasive kanë për detyrë të kufizojnë flakët dhe tymin brenda një zone të caktuar të ndërtesës, duke penguar kalimin e tyre në ambientet e tjera dhe duke krijuar kushte më të sigurta për ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse dhe evakuimin e personave. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së mbylljes së hapësirave që krijohen në mure, dysheme dhe tavane gjatë instalimit të rrjeteve elektrike, tubacioneve dhe sistemeve të ajrit të kondicionuar. Këto hapësira mund të dobësojnë ndjeshëm rezistencën ndaj zjarrit të strukturës, duke krijuar rrugë për përhapjen e flakëve dhe tymit. Përmes materialeve dhe produkteve të posaçme kundër zjarrit, këto hapësira izolohen dhe rikthehet rezistenca e kërkuar e strukturës. Në këtë kontekst u shpjegua edhe standardi teknik REI, që përcakton qëndrueshmërinë mekanike të elementeve të ndërtimit, aftësinë për të penguar kalimin e flakëve dhe gazeve të nxehta, si dhe izolimin termik ndaj temperaturave të larta. Këto karakteristika janë thelbësore për të garantuar që një zjarr në një ambient të mos përhapet në pjesën tjetër të ndërtesës. Siguria merr rëndësi të veçantë në ambiente ku qëndrojnë shumë njerëz, si hotelet, spitalet, qendrat tregtare, kinematë, teatrot, stacionet e transportit dhe ndërtesat e larta të banimit. Në këto hapësira, përhapja e shpejtë e zjarrit mund të vështirësojë evakuimin, veçanërisht për personat me lëvizshmëri të kufizuar. Gjatë diskutimit u soll në vëmendje edhe fakti se rreziku më i madh për jetën gjatë një zjarri nuk vjen domosdoshmërisht nga kontakti me flakët, por nga tymi dhe gazet toksike që çlirohen gjatë djegies. Për këtë arsye, projektimi i rrugëve të evakuimit, dyert e emergjencës dhe izolimi i zonave të rrezikut janë elemente po aq të rëndësishme sa pajisjet e shuarjes. Mesazhi përmbyllës i prezantimit ishte se siguria nga zjarri duhet të nisë që në projektimin dhe ndërtimin e strukturave, por edhe të garantohet përmes materialeve të certifikuara, instalimit të saktë dhe kontrolleve përkatëse. Investimi në sisteme aktive dhe pasive nuk është thjesht një kërkesë teknike, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës njerëzore, pronës dhe vazhdimësisë së aktivitetit ekonomik.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights