📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 11 04 at 18.04.20

Konkursi Kombëtar i Aftësive Profesionale “Albanian Skills” rikthehet në edicionin e tij të 11-të, duke sjellë këtë vit 15 kategori të ndryshme profesionesh dhe zanatesh. Aktiviteti zhvillohet nga data 4 deri më 6 nëntor në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të Panairit të 32-të Ndërkombëtar të Tiranës.

I frymëzuar nga modelet europiane dhe botërore EuroSkills dhe ËorldSkills, konkursi synon të evidentojë talentet e të rinjve dhe të krijojë mundësi për përfaqësimin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare të aftësive profesionale.

Nga vetëm tri kategori në edicionin e parë, në vitin 2015, aktiviteti është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë sot fusha si teknologjia, sipërmarrja, instalimet elektrike, rrobaqepësia, parukeria dhe estetika.

Organizatorët synojnë që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në EuroSkills dhe ËorldSkills, ndërsa panairi po shërben gjithashtu si një mundësi për të rinjtë që të prezantojnë aftësitë e tyre përpara përfaqësuesve të industrisë dhe biznesit.

‘’E gjithë filozofia e Albanian Skills dhe konkurseve kombëtare të aftësive është që ne të bëhemi pjesë e Euro Skills, në mënyrë që Shqipëria dhe konkurentët, të rinjtë shqiptarë të munden të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Deri tani ne e kemi pasur të pamundur, por me shpresë gjithmonë për tu përmirësuar më tej, edhe duke marrë parasysh edhe politikat e Shqipërisë në lidhje me këtë aspekt, ne pretendojmë që të mundemi të jemi anëtarë me të drejta të plota në Euro Skills dhe Ëorld Skills,’’ tha Endrit Myrta, drejtor i kompeticionit Albanian Skills, ndërsa shtoi se në Pallatin e Kongreseve do jenë gjatë gjithë mbajtjes së panairit ku do të zhvillohen konkurset në disa kategori profesionesh, duke filluar nga teknologjia, sipërmarrja, zanatet praktike siç janë instalimet elektrike, rrobaqepësia, parukeria, berberi etj. në mënyrë që tu jepet mundësi sa më shumë të rinjve që të shpalosin talentin e tyre dhe të kenë mundësi që të ekspozohen edhe me aktorët e industrisë apo edhe me partnerët e vetë Tirana International Fair.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights