📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Krueministria

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Policia e krimit” dhe “Turp, turp” janë disa nga sloganet që kanë brohoritur të rinjtë, të cilët janë shfaqur me flamuj kombëtarë kuq e zi.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, një kërkesë që e kanë përsëritur prej 21 ditësh në protestat e tyre. Ata shprehen kundër klasës aktuale politike dhe flasin për nevojën e një revolucioni, duke kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.

Protesta e sotme vjen pas një lëvizjeje të studentëve që prej orëve të mëngjesit, kur grupe të rinjsh u futën në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Shkencat e Natyrës dhe Mjekësinë, ku bënë thirrje për bojkot të mësimit. Kolegët e tyre iu bashkuan kësaj thirrjeje, ndërsa më pas studentët dolën në rrugë dhe u drejtuan drejt Kryeministrisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights