Kryeministri Edi Rama po prezanton zhvillimet në shërbimet digjitale përmes platformës e-Albania, duke u ndalur konkretisht te risitë që sjell “Diella”.
Sipas tij, këto ndryshime synojnë modernizimin e administratës publike, rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta e më pranë qytetarëve.
Kryeministri theksoi se jemi në fazën që ka premtuar më herët, ndërsa shtoi se “Diella” kalon në një pozicion më aktiv ku i bën vetë gjërat.
“Jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv ku i bën vetë gjërat, mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi. Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë dhe në pritje aty, Diella punon dhe ju keni shërbimin”, u shpreh kryeministri.
Konkretisht janë 19 shërbime, të cilat gjenerohen vetëm me një komandë zanore. Gjithashtu. Kryeministri pohoi se është përfshirë edhe identifikimi me sy.
“Identifikimi me sy lehtëson ndërveprimin me e-Albania“, tha Rama.
