📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
094729759 7348e9fb e26c 4a70 8584 e4b62562493d sd

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë qytetit të Toledos, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Në aksident janë përfshirë një tren i shpejtësisë së lartë AVE, i kompanisë Renfe, dhe një tren i kompanisë Iryo, të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe disa njësi mjekësore, përfshirë helikopterë të urgjencës.

Dëshmitarët kanë raportuar për pasoja të rënda nga aksidenti, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e viktimave, ku pretendohet të jenë të paktën 10.

Për shkak të aksidentit, kompania që administron infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, ADIF, ka pezulluar qarkullimin e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid-Andaluzia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights