Pas shtatë orësh, biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai foli shkurt për mediat, ndërsa tha se është pyetur në lidhje me një denoncim penal që ai ka bërë për Aeroportin e Vlorës.
Biznesmeni nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e asaj, që ka deklaruar para hetuesve dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër. Ja ku është avokati”
