Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, u shpreh se ky është një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm për rajonin.
Gjatë deklaratës për mediat, Rama e nisi me një shaka për ambientin pritës:
“Jam shumë i lumtur që jam në këtë vend kaq të bukur, në Malin e Zi, i vetmi vend ku mund të kesh një helikopter mbi kokë sa herë që vjen”
Më tej, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e këtij takimi rajonal dhe evropian:
“Është shumë bukur dhe mirë të jesh këtu në Samitin e Procesit të Berlinit. Është një ritual i çdo viti dhe këtë herë po zhvillohet këtu në këtë vend të mrekullueshëm. Jam këtu dhe shumë i lumtur për të vijuar bisedën me miqtë që na presin,” u shpreh Rama.
