📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
855109416 1149812274663415 2690848929108298047 n 696x464

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garantoi sot se depozitat e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë do të vijojë operimin me seriozitet dhe profesionalizëm, duke iu përgjigjur të gjitha nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë nga kryeministri Edi Rama me drejtuesit e sistemit bankar në vend, Sejko tha se diskutimet u përqendruan te problematikat dhe vijimësia e funksionimit të sistemit financiar, në kushtet e situatës së krijuar pas protestave të ditëve të fundit.

“Sistemi bankar është një shtyllë kryesore e ekonomisë shqiptare, që duhet të vijojë veprimtarinë me profesionalizëm”, u shpreh Sejko.

Ai falënderoi bankat tregtare për vijimin e punës së degëve, pavarësisht situatës së krijuar në kryeqytet, duke nënvizuar se prioritet i Bankës së Shqipërisë ka qenë garantimi i funksionimit operacional të sistemit të pagesave, qarkullimit të parasë fizike cash dhe veprimtarive të tjera të sistemit financiar.

Guvernatori theksoi se, pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta dhe asnjë ngjarje e kësaj natyre nuk i cenon ato. Sipas tij, bankat shqiptare janë të mirëkapitalizuara dhe kanë likuiditet të mjaftueshëm.

Sejko nënvizoi se sistemi bankar është në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, ndaj vijimi pa ndërprerje i aktivitetit të tij është i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ai siguroi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të veprojë me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri, për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe ekonomisë, duke garantuar vijimësinë e shërbimeve financiare dhe shmangien e cenimit të aktivitetit ekonomik

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights