Interi ka humbur shërbimet e Hakan Calhanoglu. Mesfushori zikaltër ka pësuar një dëmtim, i cili nuk dihet për sa kohë do e mbajë jashtë fushave të blerta.
Sipas asaj që shkruan klubi, situata do të vlerësohet ditë pas dite.
Ky lajm aspak pozitiv për trajnerin Simone Inzaghi vjen në prag të sfidës në Udine.
Kështu, mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani ka më shumë shanse për t’u aktivizuar tashmë. Interi synon që të fitojë titullin kampion në Serie A, me konkurrencën që është e madhe.
https://www.facebook.com/blueledED/