Protestuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e selisë së PS teksa po marshonin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, në ditën e 6-të të revoltës studentore kundër Ramës.
Në mesin e momenteve të tensioneve para selisë rozq, nga godina dalin disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar të cilët lëshohen drejt të rinjve.
Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion shmangu përplasjet mes 2 grupeve.
Nuk dihet ende se kush janë personat e maskuar që ndodheshin brenda selisë së PS.
