📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 10 17 at 12.24.41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu sot mbështetjen për protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në të gjithë vendin, duke i cilësuar ato si një revoltë historike kundër qeverisë.

Berisha tha se të rinjtë po luftojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë, ndërsa shtoi se rinia shkollore e Shqipërisë nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin shqiptar, diktaturën autokratike të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

“Në këtë kuadër, këta të rinj po luftojnë në të vërtetë për çdo shqiptar, për fëmijët e çdo shqiptari të ndershëm, po luftojnë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri”, tha ai.

“PD, që në minutën e parë është rreshtuar e vendosur në mbështetje të plotë dhe totale, dhe në mbrojtje maksimale që mund të japë të studentëve. PD do t’u japë mbështetje totale dhe mbrojtjen maksimale që mund t’i japë kësaj lëvizje, kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, prindërve, bizneseve dhe mbështetësve të PD-së që t’i bashkohen protestave dhe të solidarizohen me studentët.

“Besoj se çdo qytetar, çdo prind, çdo burrë dhe grua, kudo që punon duhet të ndjejë përgjegjësinë reale ndaj tyre sepse narkoshteti nuk zbriti nga qielli. Të sistemit që u bazua në vjedhjen e shqiptarëve, ndaj të cilit nuk u reagua siç reagon çdo komb i qytetëruar kur ndjehet i vjedhur. Pra, ka një detyrim madhor ndaj këtyre të rinjve nga shoqëria shqiptare që të derdhet në rrugë dhe t’i mbështesë”, tha ai.

Kreu i PD-së tha se “nuk jam për të prekur pronat, por nuk mund të injoroj kurrë se shkatërrimtari më i madh i pronave, të shqiptarëve është Edi Rama”.

Berisha kërkoi mbështetje të gjerë shoqërore për lëvizjen studentore, të cilën e cilësoi si një betejë për shpëtimin e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Berisha tha se PD propozon, zero tarifa për hyrjet në universitet si dhe subvencionim të qirasë me 50 përqind të saj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights