Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje në burgun e Drenovës në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se 28 vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate.

Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.

 

Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights