📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
W980 e1da5b2f6786eb01bcf78af91de5e4c790d0324a 696x464

Mikhail Zvinchuk, themeluesi i blogut ushtarak rus “Rybar”, i cili ndiqet nga një numër i madh lexuesish, është arrestuar në Mal të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, konfirmoi në rrjetin social X se operacioni kishte përfunduar me sukses, por nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Zvinchuku.

Blogu i tij mbështet fuqimisht luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë.

Autoritetet malazeze nuk kanë bërë të ditur se për çfarë shkeljesh ose veprash penale dyshohet Zvinchuk.

Kanali i “Rybar” në Telegram konfirmoi arrestimin e tij dhe deklaroi se Zvinchuk, bashkëshortja e tij dhe tre shtetas të tjerë rusë ndodheshin ligjërisht në qytetin bregdetar të Risanit, në brigjet e Adriatikut, për të filmuar.

“Meqenëse nuk është shkelur asnjë ligj vendas, presim që të gjithë personat e arrestuar të lirohen”, shkroi “Rybar”në rrjetin social X, duke shtuar se publikimi i postimeve do të vazhdojë normalisht.

Zvinchuk është aktualisht në disa lista sanksionesh të vendeve perëndimore, për shkak të qëndrimeve të tij në mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse, deklaroi se po punon përmes ambasadës së saj në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi, për të sqaruar rrethanat e arrestimit.

Mali i Zi dyshon për një operacion të fshehtë për destabilizimin e vendit.

Kryeministri Spajiç i lidhi arrestimet me paralajmërimet e fundit të qeverisë, për veprimtari të ashtuquajtura hibride dhe përpjekje për të destabilizuar vendin, me synimin për të penguar rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Me 1,5 milionë abonentë në Telegram, “Rybar” mban lidhje të ngushta me ushtrinë ruse dhe publikon çdo ditë informacione të hollësishme për situatën në vijën e frontit në Ukrainë.

Ky blog dhe platforma të tjera të ngjashme ushtarake, luajnë një rol të rëndësishëm për të dyja palët në luftë, pasi kanë më shumë liri për të publikuar informacione sesa kanalet zyrtare të komunikimit të ushtrive.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights