📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha sd 6

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë.

Vendimi është marrë me shumicë votash, pas shqyrtimit të kërkesës së Berishës për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat ai i kishte kundërshtuar si të papajtueshme me Kushtetutën.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se një ditë më parë, tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për të shqyrtuar kërkesën e Berishës lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pritej që gjykata të merrte një vendim për këtë çështje.

Ky vendim nuk do të thotë se Berisha i ka fituar të gjitha kërkesat apo se i është hequr automatikisht masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Ai ka fituar vetëm në një pjesë të ankimit të tij, ndërsa çështja do të shqyrtohet përsëri nga Gjykata e Lartë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights