Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga vendimi i qeverisë për të mos lejuar studentët e mjekësisë të marrin diplomën nëse nuk shërbejnë në Shqipëri gjatë pesë viteve të para pas diplomimit.
Pas mbledhjes së qeverisë, kreu i qeverisë theksoi se studentët e diplomuar duhet të shërbejnë fillimisht në Shqipëri e më pas të mund të largohen. Sipas Ramës në të kundërt studentët duhet të paguajnë tarifë të plotë që mbulon formimin e tyre profesional.
Nga ana tjetër, studentët kanë kundërshtuar këtë nismë të qeverisë duke protestuar. Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit dhe Rinisë kanë zhvilluar takime me studentë për t’u konsultuar me ta.
