📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Prokuroria fier 1024x576

Prokuroria e Ferit ka lëshuar masa sigurie për 14 persona, ( 11 “arrest në shtëpi” dhe tre “ndalim dalje jashtë vendit”) të dyshuar se operonin në fushën e këmbimit valutor të papajisur me licenca përkatëse nga Banka e Shqipërisë.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Përveç se në pikat e këmbimit valutor, kontrolle ka pasur dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve ku janë gjetur e sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht;

– 4.461.000 lekë;

– 92.390 euro;

– 8.215 paund britanikë;

– 220 franga zvicerane;

– 30 lira turke;

– 45 dirhamë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë; një armë antike, tip pistoletë; një mjet i mprehtë antik, me këllëf; një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.

Prokuroria e Fierit po vijon me hetimet me hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të paligjshmërisë lidhur me rastin, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights