📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
075932c7 cedf 4878 8fd7 fba84f228c59 696x658

Tiranës do t’i shtohet një tjetër parkim publik nëntokësor, i cili do të ketë edhe hapësira rekreative.

Bashkia e Tiranës njofton se rritja e numrit të banorëve në kryeqytet, si edhe e automjeteve në qarkullim, ka bërë të nevojshëm zgjerimin e kapaciteteve të parkimit.

Parkimi parashikohet të ketë dy kate nëntokësore me 117 vende parkimi, ndërsa në sipërfaqe do të krijohen hapësira sportive dhe rekreative. Ai do të vendoset në hyrjen jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, pranë rrugës “Hiqmet Buzi”.

Sipas Bashkisë së Tiranës, projekti synon të krijojë më shumë vende parkimi dhe një organizim më të mirë të zonës, duke ruajtur njëkohësisht hapësirën e gjelbër dhe atë publike të Parkut të Madh.

Konkretisht, ndërhyrja synon të përthithë një pjesë të kërkesës për parkim të vizitorëve të Liqenit Artificial, përmes dy niveleve nëntokësore, si dhe të përmirësojë organizimin e aksesit në hyrjen jugore të parkut.

Parkimi do të pajiset gjithashtu me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights