📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
KLAN THUMBNAILS 39 1024x576

Kuvendi pritet që të miratojë sot më 8 tetor reformën e re territoriale, për të cilën nevojiten 84 vota.

Ndërsa parlamenti do të votojë për Territorialen dhe për disa nisma të tjera, jashtë pritet të zhvillohen protesta.

Protestat janë thirrur nga Partia Demokratike, por se do të protestojnë edhe ata që konsiderohen si “protestuesit flamingo”.

Berisha: Rama refuzoi mocionin me debat për skandalin e SHISH

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se ka refuzuar mocionin me debat për skandalin në SHISH.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha e cilësoi vendimin si “antikushtetues” dhe pretendoi se drejtuesja e shërbimit është implikuar në veprimtari kriminale.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën se, duke bllokuar mocionin, po mbron persona të lidhur me këto pretendime. Berisha ngriti akuza edhe ndaj Vlora Hysenit, duke deklaruar se ajo u emërua këshilltare e kryeministrit Edi Rama me rekomandimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, pas emërimit në krye të SHISH, Hyseni udhëtoi drejt Beogradit.

“Në një akt antikushtetues, të pashembullt, padrinoja i vendit urdhëroi shkëmbimin e të drejtës kushtetues të opozitës, të deputetëve për mocion me debat për skandalin më të rëndë në historinë 100 e sa vjeçare të shtetit shqiptar, implikimin dikrekt të shefes së shërbimit në veprimtarinë kriminale me kartelet më të rrezikshëm të drogës në Europë, nëpërmjet koordinatorit të këtyre karteleve Ergys Agasit. Që ju të bllokoni një mocion të tillë, identifikoni veten, dëshmoni se çfarë jeni. Ju jeni anëtarë të klubit Agasi. Ju jeni anëtarë të organizatave. Vlora Hyseni, ta dinë shqiptarët u emërua këshilltare e padrinos me rekomandim direkt të Aleksandar Vuçiç, u emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës e shkarkuan atë si të padenjë për detyrën që i kishin besuar. Vlora Hyseni pasi u emërua shkoi në Beograd“, tha ai.

Taulant Balla: Njëherë, dua të them se Andi Lila është futbollist dhe jo kompozitor, se ia ngatërroi emrin zotëria këtu. Lila është një person i nderuar.

Si më i vjetri në këtë sallë, duhet të mos e përdorje atë mënxyrë, ku vajza e gra ndihen të fyera dhe besoj se gratë në parlament duhet të solidarizohen me gratë e përfshira. Kushdo që është mbrapa atyre videove, duhet të kërkohet dhe të shkojë përpara drejtësisë.

Ne e konsiderojmë SPAK-un si suksesin e drejtësisë së re, kurse zotëria e quan seksionin e PS-së. Zotëria thotë se kur më heton mua, SPAK është kështu e ashtu. Ka dhe hipokrizi, se vjen këtu dhe thotë “bazuar në informacionet e dosjeve”. Unë kam thënë se do jenë para drejtësisë ish-kryeministra, ish-ministra, ish-funksionarë publikë etj.

Qëndrimi ynë është që drejtësia e re ka punën e vet dhe politika të vetën. Kush që ka çështje, të shkojë tek SPAK. Ne besojmë tek organet e pavarura të drejtësisë.

Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet, që një zyrtar është i pafajshëm, derisa të provohet fajësia. Qëndrimi ynë është që secili të marrë avokatin, bëni dhe ju si ne, mos e bëni partinë avokate.

Gazment Bardhi: Policia të ndalë aktet e dhunës ndaj protestuesve. Është e papranueshme që policia të përdoret si polici politike.

Të ndalin menjëherë dhunën ndaj qytetarëve dhe t’u garantojnë atyre protestën paqësore. Shumica janë qytetarë nga zonat e juaja elektorale, që kundërshtojnë hartën e re shpopulluese. Është e papranueshme që ne rrimë brenda dhe ushtrojmë detyrën tonë, ndërsa qytetarët tanë pengohen që të protestojnë.

Ju refuzuat interpelancën e 11-të me kryeministrin dhe kjo është turp, që kreu i qeverisë është kthyer në karton.

Balla akuza të forta Bardhit: Mos flisni si patriot, Latifin ua shkarkuan si pro-rus

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Gazment Bardhit.

Balla tha se opozita nuk mund të flasë dot për kauza kombëtare, pasi ish-këshilltari i Berishës, Chris La Civita u largua nga Trump, për shkak të dyshimeve se kishte lidhje pro-ruse.

Bardhi nuk u përgjigj për këtë temë, por tha se reforma e re territoriale nuk duhet të kalojë në parlament, pasi shpopullon vendin dhe rrjedhimisht është antikombëtare.

Taulant Balla: Besoj se duhet të mos flisni për antikombëtarizëm sot ndaj nesh, sepse Latifin ua shkarkuan si pro-rus. Shikoni mirë sesi Latifi merrte paratë nga Dodik.

Gazment Bardhi: Nuk keni mësuar ende rregulloren. Deputetët e opozitës janë edhe jashtë sallës së Kuvendit, se janë me qytetarët, që nuk e duan këtë reformë territoriale. Mos e votoni reformën e sjellë nga Rama në Kuvend, sepse sjell shpopullim dhe është antikombëtare.

(Pas votimit, hidhet poshtë kërkesë për të ndryshuar rendin e ditës).

Spiropali debat të ashpër me Bardhin: Mua s’më shantazhon dot askush

Deputetja Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zhvilluan një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Spiropali tha se askush nuk e shantazhon dot atë, ndërsa iu përgjigj Bardhit, se në PD vendos vetëm një njeri e ai është Sali Berisha.

Prandaj, sipas Spiropalit, PD nuk mund të akuzojë dot për kult të individit, sepse një gjë të tillë e ka ngritur tashmë brenda partisë.

Gazment Bardhi: Këtu nuk ka reformë, as territoriale e asnjë lloj reforme tjetër. Këtu ka vetëm pushtet në duart e një njeriu.

Elisa Spiropali: Zoti Bardhi, mua nuk më shantazhon dot askush, siç të shantazhuan ty në Fier. Askush nuk më shantazhon dot mua. Nuk mund të dilet aty te mikrofoni dhe të flitet për të njëjtat gjëra.

Gazment Bardhi: Të shantazhojnë.

Elisa Spiropali: Ju nuk keni parti, ju keni vetëm një njeri në krye, jeni shembull shumë i keq. I kam dalë kundër personalizimit të pushtetit, ju jeni mishërimi i centralizimit të pushtetit brenda partisë deri në katandisje.

Gazment Bardhi: Ku e ke Shqipërinë e re? (Flet nga vendi pa mikrofon)

Përleshje mes policisë dhe protestuesve jashtë Kuvendit

Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë shënuar sot më 8 tetor jashtë sallës së parlamentit.

Protestuesit janë përleshur me policinë, pasi këto të fundit nuk lejojnë qytetarët që të hyjnë në Kuvend.

Protesta, e thirrur nga PD, por edhe nga grupi që njihet si i “flamingove” është kundër ndryshimit të hartës territoriale. Ata shprehen se kjo reformë e shpopullon Shqipërinë.

Klosi sfidon opozitën: Nuk fitoni dot më shumë bashki se gishtat e duarve

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, në fjalën e tij sfidoi PD-në për zgjedhjet lokale më 2027.

Klosi theksoi se PD në zgjedhjet lokale nuk fiton dot më tepër bashki sesa gishtat e dorës.

Sipas tij, nëse PS nuk bën gabime, fiton të gjitha bashkitë.

Blendi Klosi: Nga të gjitha bashkitë që do dalin sot nga Kuvendi, ju do të merrni më pak bashki se gishtat e dorës.

Nëse ne nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që do të dalin nga parlamenti ne do i fitojmë. Ne jemi që bashkitë të bashkohen, sepse kështu shërbimet jepen më mirë.

Kjo reformë do të votohet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights