Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u sulmua sërish herët në mëngjes, disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi për një tjetër ofensivë të madhe ruse.
Rusia kreu një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit, raportoi gazeta ukrainase “The Kyiv Independent”.
Në orët e para të mëngjesit, në të gjithë qytetin u dëgjuan shpërthime të shumta, sipas gazetarëve të medias.
Raketat u lëshuan njëra pas tjetrës. U raportuan të paktën 10-12 shpërthime, në qendër të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se raketat kishin goditur lagjen Obolon, në Kiev.
Në zonën Polid u goditën magazina, ndërsa gazetarët e “The Kyiv Independent” thanë se panë flakë dhe tym. Fillimisht nuk kishte të dhëna për përmasat e dëmeve.
Dje në mbrëmje, u raportua gjithashtu për një sulm me dronë në qytetin verilindor Sumy.
Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën, raportoi agjencia ukrainase e lajmeve “RBC Ukraine”, duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit.
Ukraina po përballet me pushtimin e plotë rus që prej shkurtit 2022.
