📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bylykbashi

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve Oerd Bylykbashi u shpreh se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Ai kritikoi propozimin e PS për Reformën Territoriale, duke thënë se jashtë në Kryesinë e Kuvendit, protestohet dhe se qytetarët nuk mund të injorohen.

“Kambana e fatit të keq për ato 15 bashki ka rënë. Interesin qytetar, traditat nuk mund të vriten në këtë mënyrë. Masakruan Bashkitë përpara disa vitesh , i bënë 61 dhe tani vazhdon projekti i Edi Ramës që ta kthejë Shqipërinë në 1 të vetme. Bëni çfarë të doni ju kolegë socialistë, por ne që përfaqësojmë zërin e njerëzve që u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Konsultën publike e keni atje. Lidheni live ekranin me protestën jashtë. Kjo është një nga reformat Kushtetuese më të rëndësishme në vend. Para 12 vitesh u pa se sa mençur ishte bërë. Vetëm moda ndryshon më shpejt se reformat e Ramës. Deputetët e rinj kanë marrë përsipër të fshehin nismën e Edi Ramës, deputetët me eksperiencë e kanë pasur të vështirë të vënë firmën atje. Keni blerë patkoin, kjo harta është patkoi dhe keni dalë të kërkoni gomarin. Keni ndarë hartën ku ju interesojnë paratë”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se pjesa dërrmuese e bashkive, banorët komunitetet janë shprehur kundër dhe protestojnë madje edhe grisën tesera të PS.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights