Tre astronautë amerikanë, një astronaut kanadez dhe një kozmonaut rus vendosën dje një rekord për fluturimin më të shpejtë amerikan drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Anija e misionit SpaceX Crew-13, me astronautët e NASA-s Jessica Watkins dhe Luke Delaney, kanadezin Joshua Kutryk dhe kozmonautin rus Sergey Teteryatnikov, u nis nga Cape Canaveral Space Force Station në Florida.
”Anija përshkoi rrugën nga nisja deri në ankorimin me ISS për vetëm 7 orë e 55 minuta, koha më e shkurtër e regjistruar ndonjëherë për një mjet hapësinor amerikan drejt stacionit”, sipas NASA-s.
Astronautët jetojnë dhe kryejnë kërkime në mënyrë të pandërprerë në bordin e ISS prej rreth 25 vitesh.
Megjithatë, rekordi absolut për udhëtimin më të shpejtë drejt ISS i përket një anijeje ruse ”Soyuz”.
Në tetor 2020, ajo arriti në stacion për pak më shumë se tre orë.
