📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
829681410 1318217956946576 1892446506862522978 n 696x476

Kryeministri Edi Rama priti sot nw një takim mirëseardhjeje ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau edhe një fotografi nga takimi me diplomatin amerikan, duke e shoqëruar me mesazhin, “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.

Eric Wendt nisi zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, më 26 shtator, pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë pritet të organizojë një ceremoni prezantuese për ambasadorin e ri, në një hotel në qendër të kryeqytetit.

Eric Wendt, 61 vjeç, ka qenë pjesë e forcave speciale ”Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights