📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Te arrestuarit tirane 1024x569

Dy të rinj, 24 dhe 23 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, teksa po merrnin 100 mijë euro nga një 64-vjeçar, të cilin dyshohet se e kishin mashtruar përmes një profili të rremë në rrjetet sociale.

Të arrestuarit janë shtetasit E. K., 24 vjeç, dhe O. B., 23 vjeç. Sipas policisë, dy të rinjtë dyshohet se kishin krijuar dhe përdorur një profil të rremë në një rrjet social, duke përdorur të dhënat dhe kredencialet e një të njohuri të 64-vjeçarit.

Përmes këtij profili, ata kanë komunikuar me 64-vjeçarin me qëllim për ta bindur të dorëzonte shumën prej 100 mijë eurosh.

Pas kallëzimit të bërë nga 64-vjeçari dhe administrimit të menjëhershëm të informacionit, policia nisi hetimet me metoda speciale, duke bërë të mundur identifikimin e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së parave.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në skemën e mashtrimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights