📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 10 6 696x469

Kosova ka mbyllur dy ndeshjet e para në Grupin B3 të Ligës së Kombeve me tri pikë, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes së mbrëmshme 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë.

Dardanët e nisën fushatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur Irlandën 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultat që i dha Kosovës tri pikë të rëndësishme në start të garës.

Kosova i mbylli dy ndeshjet e para në Grupin B3 të Ligës së Kombeve me tri pikë, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes së mbrëmshme 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë.

Dardanët e nisën kampanjën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur Irlandën 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultat që i dha Kosovës tri pikë të rëndësishme në start të garës.

Kështu, diferenca mes Kosovës dhe Irlandës është vetëm golaverazhi, ndërsa Austria tashmë ka krijuar një epërsi prej tri pikësh ndaj dy skuadrave që ndjekin pas.

Për Kosovën, megjithatë, gara është larg së qenit e mbyllur. Dardanët kanë ende katër ndeshje për të zhvilluar dhe dy prej tyre vijnë shumë shpejt, brenda pak ditësh. Pikërisht këto dy sfida mund të kenë rëndësi të madhe për pozicionin e Kosovës në grup.

Pas përballjes me Austrinë, Dardanët do të përballen fillimisht me Izraelin më 1 tetor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, më 4 tetor, Kosova do ta presë sërish Austrinë.

Pra, Kosova hyn në dy ndeshjet e ardhshme me tri pikë në llogari dhe me objektiv të qartë, të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të mbetet në garë për pozitën sa më të mirë në Grupin B3.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights