Ish-efektivi i policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se shoqëronte Ervis Martinaj, është lënë në burg. 

28-vjeçari akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Ai preferoi që të mbrohej nga dy avokatët e tij.

Këta të fundit kërkuan zbutje të masës së sigurisë, me argumentin se i nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat apo të largohet jashtë vendit.

Ndërkohë sa i përket thelbit të çështjes, nëse ish-polici e ka shoqëruar apo jo Martinajn, ata nuk kanë komentuar asgjë. Ndërkohë, gjykata nuk mori për bazë pretendimet e tyre.

Aktualisht prokuroria e Kurbini vijon hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, pas denoncimit të familjarëve të tyre se ai mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zhdukje personi, apo për një inskenim të ngjarjes.

Jeton Lami ka refuzuar të flasë për autoritetet në fakt, ai është personi i vetëm që mund të hedhë dritë mbi fatin e 40-vjeçarit Ervis Martinaj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights