Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.
Shkak i shtyrjes së sotme është mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se data e radhës për zhvillimin e seancës është vendosur pas një jave, me 1 tetor.
