Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital pasi u plagos me thikë nga një 50-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Marko Boçari” ku 49-vjeçari është goditur me thikë nga 50-vjeçari në rrethana ende të paqarta. Autori është arrestuar ndërsa i plagosuri u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.
Dyshohet se konflikti mes dy personave të jetë iniciuar për motive të dobëta. Hetimet po vijojnë nga autoritetet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
