📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2 40 696x352

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë operacionin e koduar “Kufijtë”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona, të dyshuar për dhënien e ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan operacionin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. D., 50 vjeç dhe F. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Ata u kapën në vendin e quajtur “Pagane”, pranë vijës kufitare me Greqinë, ndërsa dyshohet se me dy automjete do të transportonin kundrejt pagesës gjashtë shtetas të huaj, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin për të vijuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjashtë emigrantët, nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, u proceduan penalisht, pasi, sipas Policisë, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjetet me të cilat do të transportoheshin emigrantët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights