Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se dita e enjte do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era do të jetë kryesisht nga jugperëndimi dhe herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.
Për shkak të forcimit të erës përgjatë zonave bregdetare, në dete parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/27 | Diell |
| Kukës | 8/20 | Diell pak re |
| Lezhë | 11/26 | Diell |
| Dibër | 7/19 | Diell pak re |
| Durrës | 12/27 | Diell |
| Tiranë | 13/28 | Diell |
| Elbasan | 12/28 | Diell |
| Berat | 12/28 | Diell |
| Vlorë | 13/27 | Diell |
| Korçë | 8/19 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 10/28 | Diell |
| Sarandë | 13/27 | Diell |
