📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Beleri sd 800x450

14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, si dhe 5 eurodeputetë ndodhen sot në Zvërnec, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit.

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur i pari në Zvërnec, ku është shprehur se vizita synon të shohë nga afër situatën në zonë, me fokus te biodiversiteti dhe mbrojtja e mjedisit.

Beleri tha se është pro zhvillimit, por theksoi se investimet duhet të realizohen duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit të së drejtës.

Zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe biodiversiteti dhe natyra të respektohen. Janë 5 eurodeputetë që kanë ardhur. Nga Shqipëria janë 14 deputetë”, tha Beleri.

I pyetur nëse është pro investimit në Zvërnec, eurodeputeti u përgjigj: “Unë jam pro çdo investimi kur bëhet me ligje dhe norma të shtetit të së drejtës”.

Sa i përket mundësisë së një dëgjese publike me banorët e zonës, Beleri tha se, sipas informacionit që ka, një takim i tillë nuk pritet të zhvillohet.

Deputetët e tjerë pritet t’i bashkohen vizitës në vijim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights