Publikohet ftesa e kryeministrit Edi Rama, dërguar institucioneve në lidhje me çështjen e pagave të magjistratëve.
Ai u ka bërë thirrje të ulen në tryezë të përbashkët pune me 28 shtator, ora 12:30, mes përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
Rama ka propozuar që diskutimi të përqendrohet te parimet, kriteret dhe instrumentet mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për pagat e magjistratëve, në përputhje me standardet evropiane.
“Nëpërmjet këtij procesi konsultimi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre. thuhet në letrën e qeverisë, drejtuar institucioneve.
Në përfundim, kryeministri shpreh gatishmërinë për vijimin e konsultimeve me institucionet, me synim krijimin e rregullave të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të pagave në sistemin e drejtësisë.
Letra e plotë:Kryeministri, z. Edi Rama ju fton në një tryezë të përbashkët konsultimi, si pikënnisje e një procesi të hapur konsultimi, dialogu dhe bashkërendimi ndërinstitucional, me synim diskutimin e përbashkët të parimeve dhe elementeve mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm, koherent dhe i parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane.Diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e parimeve, kritereve dhe instrumenteve që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale, proporcionalitetin ndërmjet funksioneve dhe përgjegjësive.Nëpërmjet këtij procesi konsultimi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre.Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mirëpresim pjesëmarrjen tuaj në tryezën e konsultimit, që do të zhvillohet në Kryeministri, më datë 28 shtator 2026, ora 12:30.
Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 84 votat e nevojshme të maxhorancës ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përkatësisht nenet ku parashikohet paga e tyre.