📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gazment Bardhi1776026071

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur këtë të hënë Konferenca e Kryetarëve, për përcaktimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 28 shtator – 6 nëntor 2026.

Po ashtu, gjatë punimeve do të shqyrtohet edhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator – 16 tetor 2026.

Në nisje të mbledhjes, Partia Demokratike është shprehur kundër përfshirjes së Reformës Territoriale në programin e punës së Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se Reforma Territoriale duhet të vijojë të jetë në procesin e konsultimit publik.

“Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë”, u shpreh ai.

“Së pari, – tha Bardhi, – nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme.”

“Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, vijoi Bardhi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights