Valentinian III Majtas, e motra Justa Grata Honoria në mes dhe nëna Galla Placidia djathtas.
454 – Perandori Romak Valentinian III vret Aëtiusin në dhomën e tijë të fronit. (figura 1)
1745 – Armata Hanoveriane nën udhëheqje të ushtarakut John Cope u mund pas 10 minutave nga forcat Jakobite të princit Charles Edward Stuart.
1784 – Botohet gazeta e parë e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Pennsylvania Packet and Daily Advertiser”.
1939 – Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga antarët e grupit pro-nazist Iron Guard.
1949 – Nën okupimin e tri fuqive aleate, krijohet Republika Federale e Gjermanisë (Perëndimore)
1964 – Malta pavarësohet nga Britania e Madhe.
1981 – Belize pavarësohet plotësisht nga Mbretëria e Bashkuar.
1981 – në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 Shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Ndërsa, dekada e fundit është shpallur Dekada e Paqes dhe Mospërdorimit të Dhunës për Fëmijët e Botës.
1985 – Korea Veriore dhe Korea Jugore hapin kufijtë në programin e bashkimeve familjare.
1991 – Armenia fiton pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
1998 – Publikohet videoincizimi i dëshmisë së presidentit Bill Clinton, për rastin Monica Lewinsky.
Lindje
1840 – Murat V, sulltan i mbreterisë osmane
1842 – Abdulhamid II, sulltan i mbreterisë osmane
1853 – Heike Kamerlingh Onnes, fizikant holandez
1866 – Herbert George Wells, letrarë britanik
1918 – Kurt Waldheim, diplomat dhe politikan austriak
1931 – Larry Hagman, aktor amerikan
1934 – Leonard Cohen, kantautor kanadez
1947 – Stephen King, letrarë amerikan
1950 – Bill Murray, regjizor, aktor dhe producent amerikano-irlandez