📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Juventusssss

Juventusi përgatitet për debutimin e parë të sezonit në Europa League. Bardhezinjtë presin në Torino NEC Nijmegen, në një sfidë që vjen në një moment delikat për skuadrën e Luciano Spallettit.

Në kampionat, Juventusi ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Disfata e fundit, ndaj Sassuolos, ka rritur presionin mbi ekipin, që tashmë kërkon një reagim të menjëhershëm edhe në Europë.

Bardhezinjtë konsiderohen mes skuadrave pretendente për trofeun, së bashku me Milanin, por për Spallettin, sfida e parë është të korrigjohen gabimet dhe të rritet përqendrimi i skuadrës.

“E dimë se kemi ende hapësirë për përmirësim. I kemi analizuar me kujdes gabimet dhe kemi përcaktuar çfarë duhet të korrigjojmë. Duhet të jemi më kompaktë si skuadër, të dimë kur të tërhiqemi dhe të presim momentin e duhur për të goditur. Por mbi të gjitha, nesër do të jetë vendimtar ritmi mendor”, tha Spalleti.

Trajneri italian kërkon një Juventus më kompakt në fushë dhe mbi të gjitha një skuadër që të reagojë më shpejt në momentet kyçe të lojës.

Përballë do të jetë një NEC Nijmegen me profil ofensiv. Holandezët shënojnë mesatarisht dy gola për ndeshje dhe pritet të kërkojnë presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes bardhezi.

“Eshtë një skuadër me ide interesante dhe një mënyrë loje të qartë. Shënon mesatarisht dy gola për ndeshje dhe përdor krahët që afrohen në qendër për të krijuar raste. Do të na vendosë nën presion të vazhdueshëm, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të kemi një ritëm të lartë mendor gjatë gjithë ndeshjes”, tha Spalleti.

Në konferencën për shtyp, Spalletti foli edhe për presionin rreth së ardhmes së tij dhe zërat për rikthimin e Antonio Contes në krye të skuadrës.

Trajneri theksoi besimin te puna e tij dhe te ekipi, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e drejtorit Carnevali.

“E kuptoj që disa tifozë kërkojnë rikthimin e Contes, por besoj te puna ime dhe te kjo skuadër. Kemi pësuar vetëm një humbje dhe energjia jonë duhet të përqendrohet te puna në fushë. Carnevali është një njeri i ekuilibruar, që di të transmetojë qetësi dhe serenitet te skuadra. Unë do të vazhdoj të përmirësohem për t’u bërë trajneri që ai dëshiron”, tha Spalleti.

Tani fjala i takon fushës. Juventusi kërkon ta nisë aventurën europiane me një rezultat pozitiv, në një ndeshje që premton ritëm dhe intensitet. Sfida luhet sonte, në orën 21:00.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights