📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha ne kuvend 765x450

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve.

“Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.

Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.
Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.
Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.
E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…
A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?
I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.
Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.
A ka akt më të shëmtuar se ky?
A ka vjedhje më flagrante se kjo?
A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?
Si mund të heshtni ju para këtij fakti?
Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.
Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.
Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?
Si ka mundësi?”, u shpreh Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights