📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image
Është shtyrë për në datën 24 shtator, seanca gjyqësore për ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Megjithëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhej. Edhe pse ishin të pranishëm në sallë, avokatët e Metës dhe Kryemadhit u ulën në pjesën e publikut dhe i bënë me dije gjykatës se ishin në bojkot, në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Pas mbylljes së seancës, prokurori Sotir Kllapi i tha gjykatës se avokati i Metës ka paraqitur disa kërkesa për aktet. “Nëse nuk keni mundësi, ne mund të bëjmë një kopje në CD të të gjitha akteve të dosjes dhe të vijnë t’i marrin”, tha prokurori. Gjykata nuk i dha fjalën të pandehurit Meta edhe pse ai e kërkoi disa herë. Pas daljes së trupit gjykues, Meta tha se nuk i ishin vënë në dispozicion 77 fashikuj të dosjes, por vetëm 55 prej tyre. “Këto janë pasojat e një situate, që për hir të së vërtetës e kemi krijuar vetë. Kemi i dhënë atribut një sistemi drejtësie, i cili nuk është i barabartë, mungon barazia e armëve. Unë kam të drejtën e mbrojtjes dhe një vendim i gjykatës jepet pasi unë të mbrohem. Unë nuk mendoj që gjykata ka marrë një vendim pa bërë unë mbrojtjen time. Nëse mbrojtja ime apo e Metës pengon një vendim të marrë paraprakisht, atëherë kemi të bëjmë me një drejtësi jakobinë, e cila drejtohet nga zyrat e kryeministri”, tha Monika Kryemadhi. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion dhe ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024. Arrestimi i tij ishte mjaft i bujshëm, pasi ai u vu në pranga nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa po shkonte me makinën e tij në selinë e partisë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights