“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka përparuar shumë në këto 31 vite”. Kështu deklaroi kryediplomatja amerikane në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kim shprehu emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.
“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve. Në vitin 1991 pati një fillim të ri.
Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shumë për të bërë. “31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar’, u shpreh ajo.

