📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pension pensione private pensionist 4 1102 696x472

Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027, ndërsa vijon edhe indeksimi i pensioneve, bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj theksoi se pensionistët janë në qendër të politikave sociale dhe se rritja e të ardhurave të tyre mbetet një nga prioritetet e qeverisë.

“Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, për këtë mbështetje janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit 2027.

Objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë në jo më pak se 22 mijë lekë.

“Ky është një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve”, theksoi Ibrahimaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights