Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, aty ku plagosi me drapër të atin.
Merita Gremaj ka rrëfyer përjetimin e saj dhe pasojat psikologjike që, sipas saj, ka lënë ngjarja.
“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj.
