Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Kjo ngjarja dyshohet të ketë lidhje me plagosjen e datës 9 korrik në Shëngjin. Dyshohet se sot i është vendosur tritol autorit të dyshuar të plagosjes.
Burime thonë qe vetëm një kolonë e portës së jashtme është dëmtuar.
Njoftimi:
Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve