📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture

Kryegjyshata Botërore Bektashiane hapi dyert e Selisë së Shenjtë këtë të hënë, për një ngjarje të veçantë jubilare që bashkon historinë, besimin, kulturën dhe vizionin për të ardhmen.

Në një ditë të shënuar për institucionin dhe për trashëgiminë bektashiane, Konferenca Ndërkombëtare Jubilare do të kremtojë tre momente të rëndësishme të rrugëtimit bashkëkohor të Kryegjyshatës Bektashiane:

-35 vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (1991–2026)

-15 vjetori i zgjedhjes së Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (2011–2026);

-11 vjetori i inaugurimit të Kompleksit Kulturor “Odeon” (2015–2026).

Ky aktivitet u drejtua nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Ndërsa mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, komuniteteve fetare, akademisë, kulturës, së bashku me përfaqësues të Gjyshatave dhe teqeve Bektashiane nga Shqipëria dhe diaspora.

Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi përcolli mesazhin e paqes, dashurisë dhe respektit për njërin-tjetrin, pavarësisht përkatësisë dhe besimeve fetare.

Siç dihet, bektashizmi bektashian është një tarikat mistik i fesë islame, i cili respekton të gjithë njerëzit pa dallim feja, krahine, ideja, ngjyre, race, i ka vëllezër dhe motra. Ky 35-vjetor tregon se kemi bashkëpunim edhe mes komuniteteve fetare, me të cilët përpiqem për të përballuar vështirësitë e kësaj bote të përkohshme.

Në këtë zhvillim që ka marrë njerëzimi, punët tona janë më të vështira se janë punë me njerëzit, të cilët duan dashuri, paqe, afrim me njëri-tjetrin, që familjet tona të jenë të shëndosha, brezi ynë i ri të rritet me dashuri, mirësi, dituri dhe gjithçka të mirë që i takon njeriut. Siç dihet, të gjitha komunitet punojnë për familjen, për njeriun, si qenia më e përkryer e kësaj bote.

Dhe unë uroj të gjithë bashkërisht vëllezërit tanë, të cilët në raste shumë të rënda të kombit jemi përgjigjur duke mbrojtur familjen, duke mbrojtur rininë tonë, të cilët janë pasardhësit tanë dhe të gjithë bashkë ne mundohemi të përçojmë mesazhin e mirësisë, e dashurisë dhe e bujarisë.

Pra, ne ju gjendemi njerëzve në nevojë dhe ky është një mision, që ne po mundohemi ta kryejmë me sukses, të gjithë dervishë dhe baballarë, por dhe me vëllezër të mi të besimeve të tjera duke bashkëpunuar si një trup i vetëm për të përballuar çdo gjë në këtë botë”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights