📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zevendeskryetarja e Kuvendit te Shqiperise Klodiana Spahiu ne Samitin e Trete te Bucha s ne Bucha Ukraine 1 696x464

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se, Klodiana Spahiu propozohet për detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë.

Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali.

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin shëndetësor”

Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.

Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights