📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1440x810 cmsv2 58bc4189 42ce 5ee7 a09f 484c52698220 9803759 1024x576

ryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thërritur sot në takim ministrat dhe grupin parlamentar. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe ka nisur prej orës 10:00.

Ashtu si dhe në takimet e tjera, në fokus të diskutimeve vijon të mbetet dokumenti ‘Besa’ që përmban ‘formulën’ e re qeverisëse për pjesën tjetër të mandatit, por dhe ‘Prania Besnike’, që parashikon riorganizimin e socialistëve në terren.

Ndërkohë flitet se kryeministri Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinet. Të fundit janë bërë në janar të këtij viti po në mbledhjen e përbashkët mes deputetëve dhe ministrave.

Nga mbledhja e sotme, Rama i është drejtuar publikisht qytetarëve duke folur për nismën e re reformative të qeverisë për të përmirësuar komunikimin apo marrëdhënien shtet – qytetar.

“Besa, Pania Bsnike, Pasqyrë Albania dhe Shkallë e Meritës, për të cilën do të flasim pak më gjatë sot, si dhe i tërë ekosistemi i ri i komunikimit të shtetit me qytetarin, nuk janë portale, por komponentë të një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton 4 pika kyçe: si e sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica qeverisëse njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj dhe me zakon pastaj dhe si hapet dera e shërbimit publik për meritën.

Ne në një dekadë kemi kryer një operacion të gjerë, jo uniformë në të gjithë komponentët e vet, diku më gjerë e diku më cekët të organizimit shtetëror. Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë. Njëra është plaga e shtetit labirint, ku qytetari nuk di kur dhe kush duhet t’i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet, vendoset, por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, që nuk u bë, që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Nuk është protokoll institucioni, dhe mungesa e memories i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër sesa imagjinohet.

Është plaga e derës që nuk duket, që e sheh dhe mund ta prekësh: të ndjerit e drejtë e çdo njeriu që për një shërbim, për një vend pune apo mundësi, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Pasqyra dhe Shkalla e Meritës janë pjesë të pandashme e përpjekjes për t’i dhënë përgjigje pyetjeve dhe për të kuruar këto plagë. Pasqyrë Albania është një hapësirë e re ku flasin teknologjia dhe mundësia që na jep në këtë fazë të zhvillimit AI. Mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur dhe për të kërkuar mbështetje”, tha ndër të tjera Rama.

Ndërkohë dje u zyrtarizua dhe dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë pas një viti në detyrë. Sala tha se tashmë do të përqendrohej në angazhimet ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor. Evis Sala është ministrja e Shëndetësisë më jetëshkurtër në PS. Ajo e mori stafetën nga Albana Koçiu ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhëse e saj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights