📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pg 600x360

37-vjeçarja që humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, teksa po transportohej me ambulancë për ndihmë mjekësore drejt Tiranës, përcillet sot për në banesën e fundit.

E ndjera, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte shtatzënë, do të varroset në Laç, vendlindjen e saj, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit, pasi 37-vjeçarja u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas ekzaminimit, ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar.

Por gjatë rrugës, gjendja e saj u përkeqësua dhe ambulanca u drejtua për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në spital u konstatua se gruaja kishte ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, Policia referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të Pogradecit, të cilët kishin ekzaminuar 37-vjeçaren përpara transportimit të saj.

Tre mjekët po hetohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa Prokuroria e Korçës do të vijojë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights